Në momentin kur e kemi idenë për hapjen e një biznesi me anë të të cilit do të arkëtojme mjete finansiare, nevojitet që të regjistrojmë shoqërinë tregtare pranë Regjistrit Qëndrorë në RMV.

Me vetë themelimin e shoqërisë tregtare, ekzistojnë detyrime ligjore të cilat duhet që të përmbushen. Disa nga këto detyrime vlejnë për disa veprimtari, e disa vlejnë për të gjithë.

Procedura e themelimit

Procedurën e themelimit të Shoqërisë tregatre e zbaton Regjistri Qëndrorë i RMV-së, pas parashtrimit të fletëparaqitjes nga ana e agjentit për regjistrim (avokat, kontabilist).

Disa informacione që duhet ti dini para se të kërkoni agjent për regjistrim i cili do ju përgatit dokumentet e nevojshme për themelimin e shoqërisë tregtare:

  • Emri i plotë dhe i shkurt;
  • Adresa e shoqërisë tregatre;
  • Menaxheri ;
  • Ndarja e fitimin ne shoqëri;
  • Veprimtaria në bazë të NKD;
  • E-mail adresa;
  • Banka në të cilën do të hapet llogaria;
  • Informacione reth kapitalit themeltar;

Sipas LSHT, minimum i kapitalit themeltar është 5.000 euro, e cila mund të jetë si capital monetary ose jo monetar. Atë që e mundëson ligji është se pagesa mund të bëhet 1 vjet pas themelimit, që domethënë se shoqëria tregatre mund të themelohet edhe me 0 denarë në vitin e parë të themelimit, që është një lehtësim shumë i madh për shoqërinë.

Pas kalimit të 1 viti, është e nevojshme që të bëhet pagesa e kapitalit themeltar dhe e njëjta të paraqitet në Regjistrin Qëndrorë. Nëse është vlerë jo monetarë atëher përgatitet vlerësim nga ana e vlerësuesit të autorizuar (mund të jenë: tavolina pune, kompjuter, pajisje tjera për zyrë, etj) dhe paraqitet në Regjistrin Qëndrorë. Në rast se nuk bëhet pagesa e kapitalit themeltar, shoqëria publikohet në listën për fshierje.

Detyrimet e shoqërive tregtare

Me vetë themelimin e shoqërisë tregtare, në bazë të Ligjeve, ekzistojnë disa detyrime ligjore të cilat duhet ti përmbushë menaxheri i Shoqërisë tregtare:

  • Njoftimi i Inspektoratit të punës për fillimin e veprimtarisë tregtare 

Ky njoftim dërgohet kur shoqëria tregtare fillon me veprimtarinë tregtare

  • Evidentimi i orarit të punës 

Kjo procedurë bëhet pranë Regjistrit Qëndrorë të RMV-së.

  • Puna me para të gatshme (e detyrueshme arka fiskale) 

Nëse shoqëria tregtare punon me para të gatshme dhe jo nëpërmes bankës, janë të detyruara të përdorin sistemin e arkës fiskale dhe janë të detyrura që të japing kuponin fiskal për qarkullimin ditor.

  • Angazhimi i kontabilistit

Pas themelimit, shoqëria tregtare duhet që te zgjedhë kontabilist i cili do të kujdeset për pagesën e rrogave, përgatitjen e fakturave, përpilimin e llogarisë vjetore, etj.

  • Paraqitja e llogarisë vjetore

Ky detyrim është i domosdoshëm për të gjitha Shoqëritë tregtare. E përgatit kontabilisti dhe e dorëzon në Regjistrin Qëndrorë të RMV-së.

  • Rrespektimi fshehtësisë në punë dhe mbrojtja e të dhënave perosnale

Shoqëritë tregtare janë të detyruara që ta rrespektojnë Ligjin për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave persona. Ata janë të detyruara që ta informojnë Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, për përpunimin e të dhënave personale. Nëse përpunohen të dhënat personale e më së shumti deri 10 të punësuar, atëherë nuk kan detyrim për njoftim deri te drejtoria.

Siguria dhe shëndeti në punë

Në varësi të veprimtarisë të cilën e ushtron Shoqëria, ëshë e nevojshme që të rrespektohen normat ligjore që kanë të bëjne me sigurine dhe shëndetin gjatë punës.

Përveç detyrimeve të lartëpërmendura, Shoqëria gjatë veprimtarisë së sajë, duhet që t’i rrespektojë edhe ligjet tjera, veçanërisht ata që kanë të bëjne me të punësuarit në Shoqëri ( Ligji për marrëdhënië pune, Ligji për mbrojtje  nga ngacmimet në vend të punës, Ligji për ndalimin e diskriminimit, etj) si dhe në marrëdhëniet në të cilat paraqiten klientët (Ligji i marrëdhënieve detyrimore, Ligji për disiplinë finansiare, etj).

Artan Memishi

Author Artan Memishi

More posts by Artan Memishi